Ditën e sotme, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP nisi me energji dhe humor. Rozana, e njohur për shpirtin e saj plot gjallëri, e nisi ditën me një kërcim në oborr, krah Laertit.
Pas një mini performance për veten, Rozana shkoi në dhomën e gjumit ku Egli dhe Gjesti po shijonin gjumin e mëngjesit pas ‘dasmës’ së tyre brenda shtëpisë. Me stilin e saj karakteristik, ajo u hodh në aksion për t’i zgjuar:
“Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain!” tha Rozana mes të qeshurave.
Më pas iu kthye Eglit me një batutë tjetër:
“Zgjohu, se do fshish oborrin!”, duke shkaktuar reagime të hareshme edhe tek banorët e tjerë.
Rozana nuk u ndal me kaq dhe shtoi:
“Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur…”, vijoi ajo me të qeshura.
Kujtojmë se një natë më parë, Egli dhe Gjesti kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë simbolike, një traditë tashmë e njohur për ndjekësit e formatit BBVA.
© SYRI.net