Në një nga netët më të veçanta të Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni simbolike martese brenda shtëpisë.
Pas një kërkese të bërë nga Gjesti, ‘Vëllai i Madh’ organizoi një dasmë me pjesëmarrjen e ish-banorëve dhe opinionistëve Neda dhe Arbri, të cilët morën rolin e dëshmitarëve. Ceremoninë e udhëhoqi Ledion Liço.
Teksa Gjesti i zgjati dorën Nedës për ta përshëndetur, edhe Rozana bëri të njëjtën gjë, duke i thënë ‘Mirëmbrëma’.
Neda ia ktheu përshëndetjen dhe ia zgjati dorën gjithashtu.
Përplasjet gjatë spektaklit dhe një status i ashpër i Rozanës ndaj Nedës kishin lënë përshtypjen e një marrëdhënieje të acaruara. Por mbrëmja festive duket se krijoi një moment qetësie dhe ndoshta, një hap të parë drejt pajtimit.
© SYRI.net