Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë Prime-it të mbrëmshëm në BBVA, ku Jozefin Marku goditi fizikisht Gjestin.
Ledri ka publikuar një foto të Gjestit, ku ai shfaqet me syrin e ënjtur, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetës për kolegun e tij në këtë rrugëtim të vështirë. Krahas fotos, Vula ka vendosur një emoji kurorë, duke lënë të kuptohet se për të, Gjesti tashmë e ka fituar këtë edicion.
Ndërkohë, pas incidentit, Jozi është arrestuar, dhe në rrjete sociale u shpërnda me shpejtësi një video ku ai shihej duke u shoqëruar nga policia.
© SYRI.net