Në spektaklin e sotëm të ‘Big Brother VIP Albania 4’ u shënua një nga përplasjet më të forta emocionale mes Laertit dhe Gjestit, pas publikimit të një klipi ku Gjesti, Egli dhe Gerta shiheshin duke vënë në dyshim rrëfimin personal të Laertit për abuzimin seksual që ai kishte përjetuar në moshën 9-vjeçare.
Pasi tema u diskutua në studio dhe tensioni vazhdoi të rritej, Laerti shpërtheu ndaj Gjestit me zë të lartë, duke e akuzuar për mungesë ndjeshmërie dhe për lëndim të thellë emocional.
“Ti nuk e di çfarë kam kaluar! Si guxon të thuash që kam gënjyer?”, tha Laerti, i nervozuar dhe emocionalisht i ngarkuar.
Gjesti reagoi duke kërkuar që Laerti të mos i fliste me zë të lartë, “Mos ma ço zërin”, me një ton të fortë, duke shtuar tensionin në atmosferë. Për pak çaste, studioja u kthye në një arenë emocionale, ku dhembja personale dhe mendimet e pamenduara u përplasën kokë më kokë.
Laerti nuk mundi ta fshehë zhgënjimin dhe tronditjen që ndjeu nga dyshimet e shokëve të tij të shtëpisë. Ai e cilësoi këtë moment si një nga më të vështirët e përjetuara gjatë eksperiencës së tij në shtëpi, duke theksuar se historia që kishte ndarë kërkonte shumë guxim dhe kishte qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e tij të shërimit personal.
Pas debatit, me ndërhyrjen e moderatorit dhe atmosferës së rënduar në studio, Gerta, Egli dhe Gjesti kërkuan falje publike. Ata pranuan se fjalët e tyre kishin dalë në momentin e afektit dhe nuk kishin menduar thellë për plagët që mund të hapnin te Laerti.
© SYRI.net