Riccardo Calafiori mungon në fushë, por takohet me Dua Lipën në 'Emirates'

Riccardo Calafiori mungon në fushë, por takohet me Dua Lipën në 'Emirates'

09:49, 11/04/2025

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Riccardo Calafiori, nuk ishte i disponueshëm për Arsenalin në fitoren e thellë 3-0 ndaj Real Madridit të martën, por pati mundësinë të takohej me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa në stadiumin "Emirates" të Londrës.

Arsenali publikoi një foto në Instagram ku Calafiori shfaqet pranë yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, me mbishkrimin: "Një natë e mbushur me yje në N5" – një referencë ndaj zonës postare të stadiumit të Arsenalit.

Dua Lipa ndodhej gjithashtu në tribunë për të ndjekur nga afër triumfin e madh të "Topçinjve" në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit.

Fitorja e Arsenalit ndaj Real Madridit ka vënë në vështirësi trajnerin italian Ancelotti, pasi mediat italiane raportojnë se ai mund të humbasë vendin e punës në fund të sezonit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco