Seriali hit i Netflix ‘Adolescence’ pritet të ketë një sezon të dytë, çfarë pritet të ndodh?!

Seriali hit i Netflix ‘Adolescence’ pritet të ketë një sezon të dytë, çfarë pritet të ndodh?!

17:48, 10/04/2025

Seriali i Netflix “Adolescence” pritet të marrë një sezon të dytë.

“Adolescence”, i cili nga kjo javë u bë seriali i katërt më i ndjekur në anglisht në servis, së shpejti do të jetë i treti, me 114 milionë shikime.

Deadline raporton se kompania e prodhimit “Plan B” e Brad Pitt është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për perspektivat për një sezon të dytë.

“Adolescence” është një mini-serial që ndjek djalin 13-vjeçar Jamie Miller (Owen Cooper), i cili akuzohet për vrasjen e një vajze adoleshente në klasën e tij. Historia zemërthyese tregohet në katër episode, secili i filmuar në një pamje të vetme, duke shtuar një eksperiencë të tensionuar qëllimisht për shikuesin.

Netflix do ta bëjë të disponueshëm serialin përmes shërbimit të tij të transmetimit Into Film+. Organizata bamirëse për marrëdhënie të shëndetshme, Tender, do të krijojë udhëzues dhe burime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco