Surpriza në BBVA/ Olsi Bylyku vjen për të takuar ish-partneren e tij Eglin

Surpriza në BBVA/ Olsi Bylyku vjen për të takuar ish-partneren e tij Eglin

08:28, 09/04/2025

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocionues për një nga banorët më të komentuara të këtij edicioni, Egli Tako.

Në një surprizë të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë.

Ky moment u prit me shumë emocion nga Egli dhe publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një periudhë të gjatë. Edhe pse tani të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt të ndërsjellë dhe një komunikim të ngrohtë, duke dëshmuar se marrëdhëniet e shkuara mund të ruajnë dinjitet.

Olsi, i cili është tashmë i martuar dhe ka krijuar një jetë të re jashtë vëmendjes së BBVA, nuk nguroi ta mbështeste Egli-n në rrugëtimin e saj në këtë format.

Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Egli ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, një tjetër konkurrent mjaft i komentuar i këtij edicioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco