Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

19:59, 05/04/2025

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.

Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.

Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.

@aan1se Një rrugëtim force dhe kurajo! ✨ Kjo video tregon momentet më të rëndësishme të betejës sime me skoliozën—sfida, dhimbje, por mbi të gjitha, forcë dhe besim! Nuk ishte e lehtë, por ia dola! Si pjesë e këtij kapitulli, shumë shpejt do të lançoj këngën “Forca e një femre”, një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë që përballen me sfida, por nuk dorëzohen kurrë! Qëndroni me mua për këtë rrugëtim! ❤️ #ForcaENjëFemre #rrugëtimiim  @Shoqjaedone🇦🇱 @PIRANJAT OFFICIAL ♬ original sound - ANISA 🐉

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco