Obama pranon krizën martesore: Krisja nisi kur ishim në Shtëpinë e Bardhë

Obama pranon krizën martesore: Krisja nisi kur ishim në Shtëpinë e Bardhë

11:47, 05/04/2025

Barack Obama ka treguar së fundmi se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre.

“Kishte një krisje të thellë me gruan time“, pranoi ai në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper.

“Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.

Michelle ka folur gjithashtu më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia.

Familja Obama, të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat ndërsa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit.

Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.

Çifti u përpoq ta minimizonte këtë fakt duke postuar foto së bashku në ditën e të dashuruarve të shoqëruara me mesazhe të buta.

Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në studion ligjore ku të dy punonin dhe u martuan në vitin 1992.

Michelle ndau së fundmi disa detaje të martesës së saj me Barack, duke theksuar se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon punë dhe pranimin e të metave të partnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco