Bashkëpunimi mes Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës, fotoja që ka ngjallur kuriozitetin e fansave

Bashkëpunimi mes Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës, fotoja që ka ngjallur kuriozitetin e fansave

09:59, 05/04/2025

Dy artistët e njohur shqiptarë, Bebe Rexha dhe Ledri Vula, janë takuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur menjëherë spekulime për një mundshëm bashkëpunim mes tyre. Lajmi u bë publik përmes një fotografie të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit, ku dy artistët shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe të relaksuar.

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale, me fansat që tashmë po presin me padurim një projekt të përbashkët nga reperi i njohur nga Prishtina dhe këngëtarja me famë botërore.

A është ky takim thjesht miqësor, apo një përgatitje për një surprizë muzikore? Vetëm koha do të na e tregojë, pasi të dy janë figura të njohura në muzikën shqiptare, me Beben që ka arritur të bëhet e njohur gjithashtu në skenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco