Pala ligjore e futbollistit Mauro Icardi ka ngritur akuza serioze ndaj ish-gruas së tij, Wanda Nara, duke pretenduar se ajo ka tërhequr një shumë të konsiderueshme parash nga llogaritë e tyre të përbashkëta.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari argjentinas Gustavo Mendez, Wanda Nara ka hequr 5 milionë euro nga llogaria e përbashkët, dhe 2 milionë euro të tjera nga një tjetër llogari ku ishin depozituar të ardhurat e Icardit nga bluzat dhe aksesorët që ai ka shitur. Transfertat e këtyre shumave, sipas padisë, janë bërë në llogarinë personale të Ëanda Nara, pa miratimin e futbollistit.
Wanda Nara ka qenë menaxhere e Icardit për shumë vite, duke administruar jo vetëm aspektet financiare, por edhe karrierën e tij. Pas ngritjes së padisë, skuadra ligjore e Icardit ka kërkuar një dëmshpërblim të konsiderueshëm, duke argumentuar se veprimet e Nara kanë shkelur marrëdhënien e besimit dhe kanë ndodhur pa pëlqimin e Icardit.
Sipas burimeve të afërta me futbollistin, këtë ngjarje e ka shoqëruar një tension i shtuar, sidomos pas zbulimit të lidhjes së re të Icardit me modelen Chyna Suarez, që prej muajit nëntor. Ky zhvillim ka zemëruar Ëanda Nara, e cila tashmë është në një lidhje me reperin argjentinas, L Gante.
Ky konflikt ka sjellë një pasqyrë të re të marrëdhënies së Icardit dhe Nara, duke theksuar tensionet e ndërsjella që kanë pasuar ndarjen e tyre dhe përpjekjet për të menaxhuar pasuritë dhe bizneset që ata kishin ndarë gjatë martesës.
© SYRI.net