Një tjetër moment argëtues ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, kur banorët u përballën me një lojë të re të vendosur nga ‘Vëllai i Madh’. Secili prej tyre mori një zarf dhe kishte një detyrë të veçantë për të përmbushur, duke sjellë emocione dhe shumë humor për publikun.
Një nga momentet më të paharrueshme i takoi Gjestit, i cili duhej të vishte një fustan të Eglit. Me energjinë dhe humorin që e karakterizojnë, ai shkoi në lavanderi dhe zgjodhi një fustan të bardhë të Eglit, të cilin e veshi me krenari.
I sigurt në veten e tij, Gjesti shkaktoi të qeshura të mëdha mes banorëve, duke sjellë një atmosferë tërësisht të ndryshme në shtëpi.
Ky moment ka shpërthyer menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother e kanë komentuar si një nga skenat më argëtuese të këtij edicioni.
Fustani i bardhë i Eglit është shndërruar në një nga elementët më të komentuar të kësaj nate, duke e bërë Gjestin një ‘yll’ të momentit në rrjetet sociale.
Egli Tako 02😂 #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/50OQlrVr7Q
© SYRI.net