Pas muajsh të mbushur me emocione, surpriza dhe përplasje të forta mes banorëve, produksioni i “Big Brother VIP Albania 4” ka vendosur që finalja e madhe e këtij edicioni të mbahet më 19 prill 2025.
Spektakli, i cili ka mbajtur të gozhduar para ekranit mijëra teleshikues, do të kurorëzojë fituesin e këtij edicioni në një natë plot emocion dhe surpriza. Edhe këtë vit, pritet që spektakli i finales të sjellë performanca speciale, surpriza për finalistët dhe një garë të fortë deri në momentin e fundit.
© SYRI.net