Mbrëmja në suitën e shtëpisë së BBVA ishte plot muzikë, vallëzim dhe momente të papritura mes banorëve. Gerta, Loredana, Egli, Aldo, Rozana dhe Jozi po shijonin atmosferën relaksuese ndërsa ritmet muzikore luanin në sfond.
Teksa muzika bëhej gjithnjë e më energjike, Gerta u ngrit dhe filloi të kërcejë me shumë energji. Loredana iu bashkua dhe, duke vallëzuar, u afrua drejt Jozit. Në këtë moment entuziast, Gerta bëri një koment që ngjalli reagime mes banorëve, ‘këta kanë komplekse’.
Jozi, i cili nuk e priti mirë këtë koment, reagoi menjëherë, duke thënë, ‘Jo, nuk kam komplekse’. Pas kësaj, ai shtoi me një ton më të fortë, ‘betohem, vëllai i madh, nëse i fik dritat, gjysmën i ke të plagosur!’
Në këtë moment, situata mori një kthesë të papritur. Loredana, për t’i shtuar edhe më shumë ngarkesë situatës, u afrua dhe e puthi Jozin në buzë, duke surprizuar të gjithë të pranishmit. Danja, e cila po e ndiqte skenën nga larg, reagoi me habi dhe humor, ‘shyqyr që ju pashë duke u puthur një herë’.
Ndërkohë, Gerta, e cila nuk e kishte parë puthjen pasi ishte kthyer nga ana tjetër, e kuptoi pas komenteve të të tjerëve. Kjo i dha një tjetër shtysë momentit, Loredana dhe Jozi vendosën ta përsërisin puthjen, duke shtuar edhe më shumë emocion dhe befasim në atmosferën e suitës.
© SYRI.net