Rozana e pyet Gjestin se pse nuk e fitoi BBV Kosova/ Ja përgjigja e Gjestit

Rozana e pyet Gjestin se pse nuk e fitoi BBV Kosova/ Ja përgjigja e Gjestit

15:37, 28/03/2025

Këngëtari dhe konkurrenti aktual i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka shkaktuar një moment befasues gjatë një bisede me Rozanan në oborrin e shtëpisë, kur ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me eksperiencat e tij në reality shoë.

Gjatë bisedës, Rozana e sfidoi duke e pyetur për arsyen se pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova.

Gjesti, në një moment tensioni, ka shokuar të pranishmit me përgjigjen e tij duke thënë se ‘Ka qenë hile’. Pas kësaj, duke ndier presionin e situatës, ai ka shtuar me një tone më të butë.

“Ju mendoni se ka qenë hile, kur të dalim jashtë të tregoj, mos më detyro të flas”, tha Gjesti.

Gjesti filloi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova vitin e kaluar, por pas eliminimit nga ky spektakël, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku vazhdon të jetë një nga konkurrentët më të komentuar dhe më të përfolur për dinamikat që krijon brenda shtëpisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco