Rizarta: Egli është shumë e ekzagjeruar

Rizarta: Egli është shumë e ekzagjeruar

19:11, 24/03/2025

Në një intervistë pas daljes nga shtëpia e “BBV”, Rizarta, ka treguar në studion e ‘Ftesë në 5’ se si e ka përjetuar këtë rrugëtim.

Ajo e cilëson lojën e Eglit të ekzagjeruar dhe se debatet me të nuk përfundojnë kurrë, por vetëm përsëriten, sakaq theksoi se nuk hyri në asnjë moment në shtëpi me qëllimin për të ndarë Eglin nga Gjesti.


Lidhur me romancën e lënë përgjysmë me Aldon, ish-banorja u shpreh se nëse diçka do të zhvillohet jashtë do ta mirëpresë, por brenda shtëpisë preferoi ta ndalojë pëlqimin për shkak të sulmeve të banorëve.


E pyetur dhe mbi rrëfimin e jetës dhe përjetimet nga familja, Rizarta sqaroi dhe njëherë se ka qenë shumë vulnerabël në atë moment, por tashmë i ka falur prindërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco