Reagojnë familjarët e Eglit, pas ballafaqimit me Gjestin

Reagojnë familjarët e Eglit, pas ballafaqimit me Gjestin

14:50, 19/03/2025

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të Big Brother Vip Albania, Gjesti dhe Egli u përballën më njëri-tjetrin, pasi që pas rikthimit të kësaj të fundit, ka ndryshuar sjelljet me Gjestin.

Egli e ka akuzuar Gjestin për manipulime, derisa ky i fundit ia përmendi faktin se disa herë ia ka thënë se nuk ka ndjenja ndaj saj.

Pas përfundimit të ‘Prime’, kanë reaguar dhe familjarët e Eglit, duke treguar mbështetje për të.

“Forca zemër. E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur. Sidoqoftë, në minutën tjetër gjithçka mund të përmbyset”, shkruan familjarët e Eglit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco