‘Janë një banor i vetëm’/ Gerta flet për Laertin dhe Rozanën

‘Janë një banor i vetëm’/ Gerta flet për Laertin dhe Rozanën

21:59, 04/03/2025

Gerta: Janë një lojtar i vetëm siç e kanë thënë. Janë po ataqë kanë hyrë ditën e parë, që e lëshojnë njëri-tjetrin kur bëhet e vështirë dhe e ngrenë kur duhet. Loja e tyre është shumë e qartë. Rozana tani është bërë më e tërhequr, ndërsa Laerti është banori që jep më shumë mend për atëse çfarë bëjnë banorët e tjerë.

Rozana: Në çfarë jam bërë më e tërhequr?

Gerta: Në raport me Laertin.

Rozana: Unë nuk mund të sulmoj njerëzit kot pa më sulmuar. Nuk jam si ty që u hidhesh njerëzve pa të bërë gjë.

Gerta: Ju jeni një lojtar i vetëm. Qëndroni në shtëpi me të njëjtët banorë. Unë kam përballë dy persona që luajnë si një banorë i vetëm në shtëpi. Kam kuptuar që Laerti nuk luan dot vetëm në shtëpi, nuk bën dot pa Rozanën. Ata të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Laerti: Ti ke nevojë për Rozanën.

Rozana: Laerti ka ndenjur më shumnë me ty se sa me mua.

Laerti: Për mua miqësia është e tillë, është ajo miqësi që dhe pasi zihesh me tjetrin, e kam thënë në prime-n e parë, dhe kam thënë që miqësia është ajo që pëprlaset me dallgë dhe triumfon. Nëse nuk ia del, nuk është miqësi.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco