Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në ÇIM PEKA LIVE në SYRI TV, theksoi se qeveria ka interes që të ketë një Gjykatë Kushtetuese të kontrolluar.
Ai tha se Gjykata e Kushtetuese ka humbur dinjitetin saj.
“Këtu ndërhyjnë të tërë, edhe sa kohë duhet të rrijë në punë një anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për arsye se interesat janë që të kemi një Gjykatë të kontrolluar. Vetë gjykata duhet të rifitojë dinjitetin e saj. Ata kaluan marrëveshjen e Melonit, atë çfarë ka dashur qeveria shqiptare dhe kanë ulur dinjitetin. Ata ose duhet të ngrihen që të rifitojnë dinjitetin e tyre ose këtu pastaj këtu kemi në një shtet mafioz.” tha Nesho.
© SYRI.net