Rihanna shpërthen në lot pasi partneri i saj u shpall i pafajshëm

Rihanna shpërthen në lot pasi partneri i saj u shpall i pafajshëm

22:30, 19/02/2025

Reperi me famë botërore, A$AP Rocky, është shpallur i pafajshëm për akuzat e sulmit me armë pas një gjyqi të zhvilluar në Los Angeles.

Rocky është partneri i këngëtares së njohur Rihanna, ai u akuzua për dy krime të rënda të sulmit me armë gjysmë-automatike lidhur me një incident në nëntor të vitit 2021 në Hollywood.

Pas shpalljes së pafajësisë, A$AP Rocky e festoi vendimin me partneren e tij Rihanna, e cila ishte pranishme në sallën e gjyqit gjatë gjithë procesit dhe e mbështeti në çdo moment. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco