‘Shko bëhu tapë nëpër klubet e Tiranës…’/ Valbona hedh akuza të rënda ndaj Gertës

‘Shko bëhu tapë nëpër klubet e Tiranës…’/ Valbona hedh akuza të rënda ndaj Gertës

17:03, 17/02/2025

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer ditën e djeshme mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit.

E gjithë situata ka nisur kur Gerta ishte duke larë enët dhe ka filluar të spërkaste ujë, duke shkaktuar një përplasje verbale mes tyre.

Valbona i ka thënë banores që të ketë kujdes, pasi ka arritur ta mbajë të fshehtë disa gjëra që ajo di për të.

Ajo e ka akuzuar Gertën se e ka parë duke flirtuar me një burrë në një klub nate, edhe pse ajo është e martuar.

Me moralin tim ke kujdes, ti je shpifëse, manipuluese të luajtura. Kam mesazhet ku më ke ftuar, doje të më bëje pjesë e klubit tënd. Me atë që ishte po pije gotë, po flirtoje. Më trego ti mua për moralin. E pamoralshme”, tha Valbona.

Ajo e ka akuzuar Gertën për moral të dyfishtë dhe për shpifje, duke thënë se ka mesazhe ku Gerta e kishte ftuar dhe kishte tentuar të bëhej pjesë e një grupi të caktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco