‘Me ty çdo ditë është Shën Valentin’/ Miram Cani i dedikon Albanit fjalët më të bukura të dashurisë

‘Me ty çdo ditë është Shën Valentin’/ Miram Cani i dedikon Albanit fjalët më të bukura të dashurisë

20:30, 14/02/2025

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, një nga çiftet më të dashura të muzikës shqiptare, kanë festuar Ditën e Shën Valentinit me një dedikim romantik që ka prekur zemrat e fansave. Në një postim në rrjetet sociale, Miriam ndau një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e lumtura së bashku.

Në postimin e saj shkruante: 
Ti ke qënë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri. Nuk ka kaluar asnjë mëngjes pa fjalët e tua të embla, asnjë mbrëmje pa kujtesën e përhershme se sa shumë me do dhe sa krenar je për mua.
Në çastet e mia më të brishta ti ke qenë shtylla ime e palëkundur. Veç ti më njeh deri në thellësi te shpirtit. Sa shumë qeshim e qajmë bashkë. (Unë qaj pak më shumë 😏😅 I know)
Çdo ditë më tregon me shëmbullin tënd se ç’do të thotë të jesh njeri. Të duash pa rezerva, të jesh gjithmonë i drejtë dhe i ndershëm, të ndjesh dhembshuri për boten pa humbur fuqinë për të qëndruar i fortë.
Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, une i jam mirënjohes Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur.
Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin ❤️


© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco