Një ditë pas përjashtimit të Jozit nga BBVA, si pasojë e ofendimeve që ai ka adresuar ndaj konkurrentit Gjesti, kanë ardhur edhe reagimet e familjarëve të këtij të fundit.
“Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”. Është kjo fjalia që Jozi iu drejtua Gjestit pas përfundimit të spektaklit të së martës. Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin menjëherë nga gara të Jozit.
Familjarët e Gjestit janë shprehur të prekur nga ky etiketim, duke shtuar se ata janë një familje dëshmorësh dhe kjo është një fyerje tepër e rëndë dhe e dhimbshme.
“Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxë as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën e tyre.
© SYRI.net