Çfarë ndodhi në BBVA? Jozi përjashtohet nga gara...

Çfarë ndodhi në BBVA? Jozi përjashtohet nga gara...

12:59, 05/02/2025

Disa orë pas spektaklit të ‘Big Brodher Vip’, ku konkurrentja Gerta Gixhari rrezikoi eliminimin pas një skene të dhunshme ndaj një tjetër banori, në shtëpi mbërrin një tjetër zarf i zi.

Këtë herë për Jozin. Por çfarë ndodhi me të?

Në zarf komunikohej përjashtimi i Jozit nga gara dhe siç duket, shkak janë bërë debat e ashpra me konkurrentin tjetër, Gjestin, duke përdorur edhe fjalë të rënda ofenduese.

Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco