Dasara Karaiskaj kërkon falje publike pas deklaratës për Jozin

Dasara Karaiskaj kërkon falje publike pas deklaratës për Jozin

14:17, 17/01/2025

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë bujë me një deklaratë lidhur me një nga banorët e "Big Brother VIP Albania", Jozin. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Karaiskaj pretendoi se Jozi është gay dhe se është në një marrëdhënie me një partner, duke përmendur edhe lidhjen e tij me Zvicrën dhe Milanon. Kjo deklaratë shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Pas kritikave, Karaiskaj publikoi një tjetër mesazh, duke kërkuar falje publike për deklaratën e saj. Ajo theksoi se kishte nxituar dhe se komentet e saj ishin interpretuar gabim.

Në postimin e saj të fundit, gazetarja shkroi:
"Ndjej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë shqiptarët që u prekën apo u indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar, është difekti im më i madh. Për rrjedhojë, edhe jam keqkuptuar."

Ajo shtoi se nuk kishte qëllim të fyente askënd dhe se nuk është kompetente për të komentuar orientimin seksual të askujt. Karaiskaj theksoi se jetojmë në një botë të lirë ku secili ka të drejtën të shfaqë veten për atë që është dhe se ka qenë gjithmonë mbështetëse e komuniteteve LGBTQ+.

Gazetarja gjithashtu kërkoi ndjesë ndaj familjes së saj dhe familjarëve të personave të prekur nga deklarata e saj, duke theksuar se familja e saj nuk meriton të përballet me fyerje për shkak të veprimeve të saj.

"Në fund fare, dua t'i kërkoj falje familjes sime dhe familjarëve të personave të prekur për të gjitha fyerjet që marrin dhe kanë marrë gjithnjë për shkakun tim," përfundoi ajo.

Deklarata ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë e figurave publike për komentet e tyre.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco