Tayna thyen heshtjen për publikun, tregon këngën nga e cila merr më shumë të ardhura

Tayna thyen heshtjen për publikun, tregon këngën nga e cila merr më shumë të ardhura

17:36, 02/01/2025

Këngëtarja Tayna ka ndarë detaje lidhur me përfitimet që vijnë me suksesin.

Në emisionin “Canapé”, Tayna foli lidhur me këngën “Si Ai”, e cila ka kaluar kufijtë në suksesin që pati.

E pyetur nga moderatori për të ardhurat që grumbulloi kënga, Tayna theksoi se ka fituar shuma të konsiderueshme parash.

“Po, shumë (kam fituar), akoma po fitoj.”, tha ajo.

Ndërsa pyetjes nëse është kënga nga e cila ka fituar më shumë të ardhura ndonjëherë, ajo iu përgjigj pozitivisht.

Po ashtu, lidhur me këngën “Si Ai” ka pasur zëra se këngëtarja ka fituar rreth 1 milion euro, gjë të cilën artistja nuk e pohoi, por as e mohoi.

“Në Spotify jam artistja më e dëgjuar dhe është muaji i gjashtë ndoshta që jam akoma (në krye të renditjes). Më së shumti kam pasur 3 milionë e sa (dëgjues) në muaj dhe për momentin kam 2.6 milionë.”, tha ajo.

Insistimit të moderatorit për të ditur shifrën e saktë të fitimeve, Tayna iu përgjigj duke theksuar se nuk i pëlqen të fokusohet në shifra, por në muzikë të mirë.

“Është ndjenjë e mirë, por nuk kam qef të fokusohem shumë në këto gjëra (shifra) sepse edhe muzikën e krijon që të mos bien numri dhe nuk bëhen muzikë të mirë, kështu që nuk kam qef të fokusohem shumë te numrat”, shtoi ajo.

Kënga “Si Ai” u publikua 5 muaj më parë dhe numëron 11 milionë klikime vetëm në platformën “Youtube”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco