FOTO/ Eliona Pitarka zbulon këtë fillim viti se është shtatzënë, do bëhet nënë për herë të tretë

FOTO/ Eliona Pitarka zbulon këtë fillim viti se është shtatzënë, do bëhet nënë për herë të tretë

17:18, 01/01/2025

Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka, ka nisur vitin 2025 me një lajm të gëzueshëm për ndjekësit e saj. Ajo ka njoftuar se është në pritje të ëmbël.

Eliona, e cila tashmë është nënë e dy vajzave, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë dhe aktualisht ndodhet në muajin e tretë të shtatzënisë.

Lajmin e ëmbël aktorja e ka dhënë nëpërmjet një video me partnerin në rrjetet sociale, ku shihen duke kërcyer të dy, dhe më pas ajo tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa i shoqi ka treguar ekografinë.

Kjo ka emocionuar fansat dhe miqtë e saj, të cilët i kanë përcjellë urime të shumta familjen e saj.

“Ja pra miq e mikesha, ky është postim për të nisur vitin Bebi Alliu nr 3 është rrugës #babynr3ontheway”, ka shkruar ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco