‘Agravon situata në Big Brother Vip 4’/ G-Bani i bërtet Xumit

‘Agravon situata në Big Brother Vip 4’/ G-Bani i bërtet Xumit

22:26, 23/12/2024

Një debat i fortë ka ndodhur sot mes G-Banit dhe Xumit, pasi ky i fundit ndërhyri në një moment mes këngëtarit dhe Valbonës. Kjo e fundit po bënte dush kur G-Bani i shkoi afër dhe rrinte e vështronte.

Aty ishte edhe Xumi që mori një peshqir dhe e vendosi te xhami i dushit në mënyrë që të mos shikonte G-Bani, pasi Valbona u shpreh se ndihej në siklet dhe i tha atij që të largohej.

Ndërhyrja e Xumit në ato momente nuk i ka pëlqyer G-Banit, i cili më pas i tha se pse foli. Me tone shumë të larta, këngëtari iu drejtua atij: “Për ça më fole? Unë erdha me pa gocat, pse u more me mua?”.

Teksa Xumi donte që t’i shpjegonte situatën, ai nuk e linte nga të bërtiturat. Në këtë debat ishin të pranishëm edhe Klajdi, Livia dhe Gerta. Kjo e fundit iu tha që të ndalonin pasi ‘është e frikshme kur dy djem zihen në mënyrë të tillë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco