Paditet West/ Detyroi ish-kolegun ta dëgjonte atë ndërsa kryente marrëdhënie intime

Paditet West/ Detyroi ish-kolegun ta dëgjonte atë ndërsa kryente marrëdhënie intime

16:25, 15/11/2024

Një padi e re është ngritur për Kanye West. Kjo pasi ky i fundit, ka detyruar ish-bashkëpunëtorin e tij të vishte këmishën e svastikës dhe të dëgjonte atë dhe Biancan duke kryer marrëdhënie në dhomën tjetër.

Murphy Aficionado pretendon se reperi e ftoi në një dhomë hoteli në Beverly Hills në nëntor të vitit 2022 ku West kishte pantallonat e zbërthyera dhe ishte pa këmishë ndërsa Bianca mbulonte gjoksin me duar.

Aficionado më tej pretendon se West i tha të priste, vrapoi në dhomën ku ishte Censori dhe se pas disa sekondash i dëgjoi përsëri duke bërë marrëdhënie seksuale.

Po ashtu West u kthye pas 10 minutash sikur nuk kishte ndodhur asgjĂ« dhe kishte veshur njĂ« bluzĂ« me logon naziste dhe e pyeti: “TĂ« pĂ«lqen bluza ime?”.

Ai gjithashtu deklaroi se një javë më vonë, West përsëri e bëri atë ta dëgjonte gjatë marrëdhënieve të tij intime, këtë herë me një masazhatore. Aficionado u pushua nga puna në vitin 2023 dhe tani po e padit atë për diskriminim, mjedis armiqësor të punës, shpifje dhe mospagesë të pagave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco