21:40 – Zbulohet banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova
Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.
Pas dy banorëve të parë, Rovena Stefës dhe këngëtarit Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine, është bërë i ditur edhe emri i banorit të tretë.
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
21:36 – Cilat ishin komentet e Gixharit për Rovenen dhe KEvinin?
Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Për këngëtaren Rovena Stefa, Gixhari tha se shpreson që ta sjell atmosferën e tupanave në shtëpi.
“Ajo ka shkruar historinë në aspektin e muzikës, e shoh si një njëri energjik, shpresoj ta sjellë atmosferën e tupanëve edhe në shtëpi”,
Ndërsa për këngëtarin, Kevin, ajo tha se do ta favorizojë energjia që ai e ka.
“Ajo ka jetuar në Suedi, suedezët janë njerëz të ftohtë por ai u duk shumë i nxehtë”, tha Gixhari.
21:32 – Këngëtari shqiptaro-latin bëhet banori i dytë i BBVK 3 (VIDEO)
Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza.
Latino-kosovari, Kevin Edmond, është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Kevin tha se ka energji të mirë dhe se është gati për gjithcka që do të sjellë BBVK 3 për të.
Më poshtë e gjeni profilin e tij.
21:25 – Këto janë pin-kodet për hapjen e Klan Kosova gjatë Prajmit
Shikues të nderuar,
Faleminderit që keni zgjedhur Klan Kosovën për t’u informuar dhe argëtuar.
Tani që ka filluar sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova, shumë prej shikuesve janë ankuar se po ju shfaqet opsioni për pin-code.
Këto janë kodet që mund t’i jepni nëpër platforma të ndryshme:
1111
0000
1234
Faleminderit!
21:23 – Banorja e parë e BBVK 3 është Rovena Stefa, përpara hyrjes e këndon “Bini o ju tupana”
Banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 do të jetë këngëtarja Rovena Stafi.
ajo tha se ka arsye dhe logjikë të fortë për spektaklin, teksa i paralajmëroi banorët e tjerë që të ruhen.
Rovena Stefa hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”, teksa u shpreh e lumtur që po hyn në Big Brother VIP Kosova 3.
Asaj iu dhurua edhe një trendafil, ku tha se “do të gjej edhe burrë më duket”.
21:20 – Sapo ngjitet shkallëve të studios së BBVK-së, Milaim Zeka nis me batuta e ngacmime: U vonova se i rash kah Peqini
Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur mega spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.
Pas prezantimit të opinionistës së parë, Olta Gixharri, në skenë u shfaq edhe analisti tjetër, Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv
Qysh në hyrje Zeka shkaktoi të qeshura duke thënë se bëri plan të rrëzohej në shkallët hyrëse, teksa batutat e tij vazhduan tutje duke iu arsyetuar dy moderatorëve për vonesën e tij pasi sias tij i kishte rënë nga Peqini.
“U vonova se i rash kah Peqini”, deklaroi Zeka.
Zeka deklaroi në formë shakaje se do të kacafyten mes vete me opinionisten tjetër, teksa u shpreh i lumtur që do jetë pranë Gixharrit.
21:12 – Olta Gixhari: Nder i madh të jem opinioniste në BBVK 3
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare.
Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format.
“Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkojë gjithçka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari.
Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte dhe në vazhdim do t’ju presin shumë surpriza, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
21:00 – Nis spektakli i Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO)
Ka nisur spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.
Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Ndërsa, analistë këtë herë do të jetë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv.
Spektaklin e Big Brother VIP Kosova 3 mund ta ndiqni në të gjitha platformat.
Plot banorë prite të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku gara do të zhvillohet për çmimin e madh prej 100 mijë eurove.
Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.
© SYRI.net