Modelja ruse, Luisa Kremleva, do të gjykohet më 28 tetor, në Malaga, për krimin e shpifjes kundër Theo Hernándezit, futbollist francez që luan për Milanin.
Rasti daton në verën e vitit 2017, kur Luisa Kremleva akuzoi mbrojtësin e majtë për sulm seksual brenda një makine, pranë një klubi luksoz nate, në Marbella, Spanjë.
Kremleva paraqiti një padi pranë autoriteteve, duke garantuar se ishte abuzuar nga lojtari pasi refuzoi të kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me të.
Për të mbështetur versionin e saj, modelja paraqiti disa lëndime në gjunjë dhe në shpinë, duke shpjeguar se Theo Hernández e kishte "shtyrë me dhunë" nga makina.
E vërteta është se lëndimet kanë ekzistuar, por pamjet e video-survejimit nga vendi i ngjarjes, të kërkuara nga Prokuroria Publike spanjolle, kanë treguar se ato kanë ndodhur për shkak të rënies së modeles kur ajo po largohej nga vendi. Prokurorët kërkojnë dënim me kusht prej dy vitesh burgim dhe 14 mijë euro gjobë për shpifje ndaj lojtarit të Milanit, i cili nuk pritet të jetë i pranishëm personalisht në seancën gjyqësore, pasi do ta bëjë nëpërmjet videokonferencës.
© SYRI.net