Në postimin më të fundit të Jennifer Lopez në Instagram, përshkrimi me një nga shprehjet më virale aktualisht në TikTok, “Very demure… very mindful”, u bë shkëndija që e shtyu bashketbollistin e njohur Jimmy Butler të ndërvepronte me këngëtaren.
Ai komentoi në postim për të tërhequr vëmendjen e Lopez dhe për t’i kujtuar asaj një çështje të pazgjidhur mes tyre.
“A do të ishte shumë modeste nga ana juaj t’i përgjigjeni DM-së time?” pyeti ylli i NBA-së, duke e shtyrë këngëtaren që t’i përgjigjej diçkaje që kishin diskutuar privatisht.
Lopez u përgjigj me humor, duke treguar raportin e mirë mes tyre, duke pyetur: “A ke një unazë?” dhe pse është ende e paqartë cilës unazë i referohej këngëtarja.
Jennifer López se divorció recientemente. ¿Quién estaba al acecho y no tardó en tirar ficha? Exacto, el genio de Jimmy Butler pic.twitter.com/fS03xg2xeA
— Pasion Basket (@PasionBasketNBA) September 4, 2024
© SYRI.net