Aktori i famshëm, Matt LeBlanc, ka bërë një paraqitje të rrallë publike këtë të premte, në Los Angeles.
“Daily Mail” shkruan se ylli i “Friends” u shfaq në humor të mirë gjatë vizitës së tij në një ekspozitë makinash.
Me një pamje të qetë dhe me një bluzë të zezë dhe me xhinse të errëta, 57-vjeçari u shfaq pothuajse si një i panjohur nga si e njihnim më parë.
Sipas “Daily Mail”, kjo ishte dalja e tij e parë që nga dhjetori, kur ai u fotografua për herë të fundit pas vdekjes së yllit të tij të “Friends”, Matthew Perry në tetor.
© SYRI.net