Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Gjithashtu, ai nuk ka lënë anash as projektet muzikore për fansat e tij, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe.
Pas mbarimit të sezonit të verës, këngëtari duket se ka nisur pushimet me familjen.
I njëjti ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet me vajzën e tij, Poem Blu.
Ata siç shihet në këto pushime janë vetëm, pasi Sara është parë duke kaluar kohë në Prishtinë.
Dyshja thuhet prej kohësh që kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, edhe pse kjo gjë nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tyre.
Sidoqoftë, ata kanë vazhduar me angazhimet e tyre në fushat përkatëse.
© SYRI.net