Fytyra e Brad Pitt kthehet në temë diskutimi, Daily Mail: Duket shumë i ri për një 60-vjeçar...

Fytyra e Brad Pitt kthehet në temë diskutimi, Daily Mail: Duket shumë i ri për një 60-vjeçar...

16:12, 02/09/2024

 Aktori i njohur Brad Pitt u bë objekt diskutimi në mediat ndërkombëtare për paraqitjen e tij të parë zyrtare me Ines de Ramon, me të cilën ka qenë në një lidhje vitet e fundit. Megjithatë, paraqitja e përbashkët e çiftit në Festivalin e Venecias nuk është e vetmja gjë që është komentuar.

Shumë prej mediave, si Daily Mail, folën për "rininë e pabesueshme" të aktorit, duke u përqëndruar në fytyrën e tij dhe duke lënë dyshime se ai mund të ketë pasur një ndryshim apo face lift.

“Ai duket tepër i ri për një 60-vjeçar.” 

Pitt nxiti spekulimet se kishte kryer një operacion të fshehtë në premierën e filmit “Wolfs” me partneren e tij, Ines de Ramon. Fotot e tij në tapetin e kuq kanë pushtuar internetin me përdoruesit e rrjeteve sociale që konfirmojnë se pamja e Pitt ka ndryshuar dhe ai "duket më i ri se më parë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco