Ndizen debate në ashpra, Romeo i hedh pijen në gjoks Erjolës

Ndizen debate në ashpra, Romeo i hedh pijen në gjoks Erjolës

19:02, 06/04/2024

Pasditja e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate të forta vetëm pak orë larg spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Shkak është bërë një veprim i Romeos ndaj Erjolës duke i hedhur një pije energjike në dekolte, veprim të cilin banorja e ka cilësuar të turpshëm dhe seksuale nga e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është mbyllur për rreth dy orë në tualet.

Ky gjest ka ndezur debate në shtëpi ku shumica prej banorëve i kanë dalë në mbrojtje Erjolës dhe kanë nisur të gjykojnë Romeon.

Njëri prej tyre edhe Graciano, me të cilin aktori ka patur shpesh përplasje.

Mirëpo, ky i fundit është shprehur se gjesti nuk ka qenë i qëllimshëm por në kuadrin e shakasë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco