Britney Spears i habit të gjithë, poston video me ish-in Sam Asghari!

Britney Spears i habit të gjithë, poston video me ish-in Sam Asghari!

12:49, 06/04/2024

Britney Spears postoi një video ku shfaqej ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari dhe të gjithë u habitën. Në klip, ish-çifti shfaqen duke kërcyer, gjatë kohës që ishin bashkë. Por tani Britney e ka fshirë videon edhe pse në postim kishte bërë një koment të gjatë mbi gjendjen aktuale mendore të  saj.

“… është e habitshme sepse ka gjithmonë kthesa të çuditshme për marrëdhëniet me miqtë, familjen ose të dashurit tuaj të çdo udhëtimi që bëni me dike”, shkruante këngëtarja.

“Të shikosh mbrapa është e vështirë ndonjëherë, por është e rëndësishme… sinqerisht jam shumë e ndjeshme në shumicën e situatave,” vazhdoi ajo.

“Unë flas për të kaluarën time ndonjëherë sepse dua të mbrohem nga të njëjtat gabime si më parë!!! Ajo që bëj zakonisht mbyllem në vetvete, por ndonjëherë humbas aftësinë për të kuptuar se çfarë po ndodh ose si ndihem!!! Ndonjëherë kam frikë të ndjej ndonjë gjë sepse e di që jam shumë e ndjeshme.”

“Ndihesha shumë më e lehtë kur isha më e re, sepse u besoja më shumë njerëzve dhe nuk e kisha përjetuar ende mizorinë e botës,” shtoi Spears. “Më mungon të jem e pambrojtur dhe e hapur me njerëzit. Nëse më njeh, e di se si dua…Unë dua shumë dhe dua përjetë!!!”

Spears, 42, dhe Asghari, 30, ishin në lidhje për shtatë vjet, më pas u ndanë në gusht 2023 pas 14 muajsh martesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco