Britney Spears tregon se martesa e saj e shkurtër nuk ishte aq e bukur sa dukej

Britney Spears tregon se martesa e saj e shkurtër nuk ishte aq e bukur sa dukej

14:55, 05/04/2024

Britney Spears ka vendosur të tregojë përciptazi detaje të reja për martesën e saj të shkurtër me Sam Asghari. Ajo publikoi një video (dhe më pas e fshiu) me ish-bashkëshortin teksa kërcenin dhe luanin, si për të treguar një nga momentet e saj të lumtura që u vulos edhe me puthje.

Në përshkrimin e videos, Spears theksoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte kaq e bukur dhe e ëmbël sa kjo video.

Image

“Flas ndonjëherë për të shkuarën time sepse dua të ruaj veten nga gabimet që kam bërë dikur. Jam duke mësuar të mos e izoloj veten kur kaloj në periudha të rënda dhe të vështira”, u shpreh Spears.

Më tej, duke folur për veten, ajo sqaron se është një individ shumë i ndjeshëm dhe i ndërlikuar. Spears kujtoi kohën kur ishte më e re duke theksuar se atëherë e kishte më të lehtë t’u besonte njerëzve.

Image

“Më merr malli të jem aq e hapur sa dikur me njerëzit. Kush më njeh e di se si dashuroj unë. Të dua aq shumë sa është e turpshme dhe do të dua për gjithë jetën time. Ky është një detaj që do e ruaj gjithmonë edhe kur situata nuk është e bukur dhe e qetë. Shpresoj që në të ardhmen të kuptoj pse nuk ndihem kurrë mjaftueshëm”, mbylli fjalën Britney.

Këngëtarja nuk e tregoi qartë për çfarë situatash të dhimbshme e kishte fjalën në lidhje me ish-bashkëshortin e saj. Spears dhe Asghari janë në proces divorci, pas martesës që zgjati vetëm një vit. Ata kanë nisur procedurat e ndarjes në gusht 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco