Juliette Binoche do të jetë presidentja e re e Akademisë Evropiane të Filmit Juliette Binoche do të zëvendësojë Agnieszka Holland si Presidente e re e Akademisë Evropiane të Filmit

Juliette Binoche do të jetë presidentja e re e Akademisë Evropiane të Filmit

15:23, 18/03/2024

Aktorja franceze, fituese e çmimit Oscar merr postin nga regjisorja polake Agnieszka Holland, e cila ishte presidentja e parë femër e Akademisë.

Aktorja franceze Juliette Binoche (e njohur me filmat |Trois Couleurs: Bleu", "The English Patient", "The Taste of Things") do të jetë presidentja e ardhshme e Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit, duke pasuar regjisoren polake Agnieszka Holland (Europa, Europa, Spoor, Green Border), e cila ka planifikuar t’ia kushtojë plotësisht kohën e vet, prodhimit të filmave.

Binoche u propozua unanimisht nga anëtarët e bordit pasi Holland vendosi të largohej.

Holland deklaroi: “Unë nuk jam një person që bëj lehtës menjanë, por kam arritur në përfundimin se para së gjithash jam regjisore. Dhe kjo është ajo në të cilën dua të përqendrohem në vitet në vijim.”

Filmi i fundit i znj. Holland, Green Border, fitoi Çmimin Special të Jurisë në Venecia vitin e kaluar dhe tani ajo po përgatitet të fillojë xhirimet e filmit të saj biografik për Kafkën, “Franz”.

Euroneës e intervistoi Holland në Çmimet më të fundit të Filmit Evropian – ceremonia e Evropës si për çmimet Oscar - për të folur për “Kufirin e Gjelbër”  -një nga filmat e saj më të mëdhenj deri më sot dhe gjendjen aktuale të peizazhit të kinemasë evropiane,  pasi roli i Presidentes së Akademisë Evropiane të Filmit “jo vetëm mishëron atë që Akademia dëshiron të përfaqësojë", sipas organizatës, por gjithashtu përfaqëson interesat e industrisë evropiane të filmit.

Në deklaratën e saj të fundit, Holland shtoi: “Jam ndjerë gjithmonë e nderuar të veproj si Presidente e Akademisë Evropiane të Filmit, duke marrë detyrën nga Ëim Ëenders, i cili ndoqi gjurmët e Ingmar Bergman. Por për mua, tani është koha të largohem. Duke ditur se Juliette Binoche është e gatshme të marrë stafetën, kjo më forcon ndjenjën se ky është një vendim i marrë në momentin e duhur.”/ar.sh/SYRI.NET

Image

Agnieszka Holland duke folur për Euronews Culture në dhjetor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco