Jetmiri humbet Bardhin, fiton Luizin? Lëvizja që ngriti dyshime

Jetmiri humbet Bardhin, fiton Luizin? Lëvizja që ngriti dyshime

10:28, 18/03/2024

Siç është përfolur prej ditësh, bashkëpunimi i artistit nga Kumanova Bardhi me menaxherin e tij Jetmir Agaj është ndërprerë.

Kjo pas përplasjeve publike në rrjete sociale mes tij dhe Sara Gjordenit, ku sipas kësaj të fundit, Agaj nuk ka qenë dakord për lidhjen e tyre dhe në Instagram kishte fshirë çdo foto të Bardhit me të. Ky i fundit dje njoftoi se së shpejti do të ketë një faqe të re zyrtare por nuk na bëri me dije se në menaxhim të kujt do të jetë.

Megjithatë Jetmiri duket se ja ka nisur direkt nga puna dhe ka ngritur dyshime me lëvizjen e fundit. Ai ka postuar një foto të Luizit duke i uruar për këngën e tij të re “Kec” e cila brenda pak ditësh ka arritur të marrë 1 milion klikime në “Youtube”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco