Shakira flet për marrëdhënien me Piqué: 'Sakrifikova për dashurinë'

Shakira flet për marrëdhënien me Piqué: 'Sakrifikova për dashurinë'

15:42, 17/03/2024

Këngëtarja duket se ka zgjedhur të flasë hapur dhe troç për ish-partnerin, Gerard Piqué  dhe gjithë sakrificat që i është dashur të përballojë në marrëdhënien e tyre 11-vjeçare. Në një intervistë të fundit me “The Sunday Times”, Shakira u shpreh se i është dashur të heqë dorë nga karriera në mënyrë që Gerard të ndiqte pasionin e tij.

“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time, për të qenë pranë Gerard-it, në mënyrë që ai të luante futboll,” tha Shakira. “Kam bërë shumë sakrifica për dashurinë", theksoi artistja.

Në qershor të vitit 2022, çifti i famshëm bëri publik vendimin e ndarjes përmes një deklarate të përbashkët. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi,” thuhej në deklaratë. “Kërkojmë privatësi në këtë moment të vështirë, sidomos për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal”.  

Në disa dalje të tjera publike, Shakira ka folur për momentet e vështira që ka përjetuar deri në kapërcimin e ndjesisë së ndarjes, raportin me fëmijët, me ish-parterin etj. Ndonëse, shembulli i saj janë prindërit që ende jetojnë një histori dashurie 50-vjeçare, me sa duket ky nuk ishte rasti i këngëtares.

"Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në shprehjen "derisa vdekja të na ndajë". Unë e besova atë ëndërr,” u shpreh ajo në një intervistë. “Prindërit e mi janë ende bashkë, prej 50 vitesh dhe e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme. Ndaj, unë e di që kjo është e mundur. Është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi,” shtoi këngëtarja.

Shakira dhe ish-i i saj, Piqué, u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit "Waka Waka (This Time for Africa)" përpara se të konfirmonin publikisht lidhjen në 2011. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco