Sot ditëlindja e Dr.Florit, ja sa vjeç do të mbushte artisti i njohur

Sot ditëlindja e Dr.Florit, ja sa vjeç do të mbushte artisti i njohur

12:43, 28/02/2023

U bënë 9 vite që kur Dr.Flori u nda jeta.Dhimbja shtohet akoma më shumë sot, në ditën kur Florian Kondi duhet të ishte duke festuar ditëlindjen e 44-të.

Në këtë ditë nuk kishte si të mos e kujtonin miqtë. Ka qenë Landi Hysi , ai i cili postoi në ‘Instagram’ një foto të Dr.Florit ku krahas fotos shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979” dhe bashkangjitur me foton ka vendosur dhe fjalët e këngës, “Jeta shkon”.

Dr.Flori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 36-vjeçare në 17 nëntor 2014. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysi dhe Armir Shahini, ai krijoi grupin ‘West Side Family’, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000 në Shqipëri. Dr. Flori la pas dy fëmijë, Kaltrinën dhe Danielin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco