La fëmijët në shi dhe nuk i ndihmoi as me valixhet, Pique shënjestrohet në media si një “baba i keq”

La fëmijët në shi dhe nuk i ndihmoi as me valixhet, Pique shënjestrohet në media si një “baba i keq”

09:06, 15/02/2023

Një video që po bën xhiron e internetit ka “shënjestruar” Pique dhe mënyrën se si ai kujdeset për djemtë e tij, Sasha dhe Milan.

Një nga gazetarët që rrinte jashtë shtëpisë së Shakira-s i pa dy djemtë e vegjël që enden në shi, pak pasi babai i tyre i zbriti në një distancë të shkurtër nga shtëpia e Shakiras.

Media ‘Europa Press’ publikoi një video ku shfaqen dy fëmijët duke zbritur nga makina e Piques për të hyrë në shtëpinë e nënës së tyre. Por atyre u është dashur të presin shumë për të hyrë në shtëpi dhe për pasojë janë lagur shumë nga shiu, pasi në Barcelonë ishte mot mjaft i keq. Fëmijët qëndruan në rrugë derisa u hap dera dhe Pique u largua me makinë sapo ata hynë në shtëpi. (Kliko për videon)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco