Rina Balaj publikon këngën e re “E kalume”

Rina Balaj publikon këngën e re “E kalume”

20:40, 10/02/2023

Artistja e njohur, Rina Balaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Rina ka publikuar këngën më të re që mban titullin “E kalume” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Dread Sylejmani, në kitarë Astrit Stafai ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

Ndërkohë, këngëtarja dukej tejet joshëse dhe e veshur me stil në skenat e videoklipit, në të cilin janë përfshirë edhe disa pjesë nga festa e ditëlindjes së saj të 24-të.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga fansat e saj.

Ndërkohë, Rina pas një pauze të gjatë pak javë më parë iu është rikthyer edhe performancave muzikore dhe koncerteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco