E tepron Luana, me serum në dorë xhiron emisionin

E tepron Luana, me serum në dorë xhiron emisionin

15:57, 14/12/2022

Në puntatën e fundit të ‘’Zemër Luana’’, Luana Vjollca ishte gjatë tërë emisionit me zë të ngjirur.

Përkundër përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe temperaturës së lartë, ylli shqiptar vendosi të mbajë emisionin si zakonisht dhe qëndroi deri në fund.

Por duket se gjendja nuk i është përmirësuar akoma. Ka qenë makeup artisti Henri Gjata, që kujdeset për Luanën këtë sezon, i cili ka zbuluar një pamje jo të këndshme ku prezantuesja duket në gjendje jo të mirë shëndetësore duke marrë serum.

‘’Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë’’, ka shkruar Henri ndërsa ka shtuar: Se e kemi ngrënë mësysh.

Duket se Luana edhe episodin e radhës po e xhiron në gjendje të rënduar dhe kjo duket pak e tepruar, pasi, shëndeti është para çdo gjëje.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco