Osli Bylyku e uroi i fundit partneren e tij për ditëlindje dhe për këtë ka një arsye shumë romantike

Osli Bylyku e uroi i fundit partneren e tij për ditëlindje dhe për këtë ka një arsye shumë romantike

12:45, 16/09/2022

Olsi Bylyku dhe Egli Tako po shijojnë një romancë të bukur dashurie prej më shumë se 4 vitesh. Ata kanë treguar se bashkëjetojnë, teksa janë bërë partnerë edhe në skenë, duke sjellë disa këngë bashkë.

Egli festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ajo mbushi 25 vjeç dhe ndonëse, siç tregoi vet, nuk ka qenë një vit shumë i bukur, ajo organizoi një festë me njerëzit e dashur ku sigurisht nuk mungoi Olsi. 

Por, ajo çfarë mund të ketë bërë përshtypje është mungesa e një urimi, publik, nga aktori.

Në fakt, Olsi ka dashur vet që ta uronte i fundit të dashurën e zemrës.

Pasi mbaroi festa dhe ishin orët e fundit të ditëlindjes së Eglit ai ka ndarë një foto në Instagram dorë-për-dore me të teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, shpirt! Po të uroj ditëlindjen i fundit pasi çdo ditë ti meriton të jesh e lumtur. Të dua!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco