Palosje katrore në bel. Meghan Markle kishte një mikrofon të fshehur poshtë fustanit?

Palosje katrore në bel. Meghan Markle kishte një mikrofon të fshehur poshtë fustanit?

17:13, 15/09/2022

Për një moment të gjithë menduan se mrekullia kishte ndodhur. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, Meghan Markle, Princi Harry, Kate Middleton dhe Princi William u ribashkuan më shumë se dy vjet më vonë për të përshëndetur qytetarët e mbledhur jashtë kështjellës Windsor. Dukej një shenjë e parë shkrirja e akujve, por ishte vetëm një iluzion jetëshkurtër. Zërat që vijnë nga pallati, flasin për shkëputje dhe ftohtësi. Përveç kësaj, shumëkush ka vënë re një detaj shqetësues në look-un e Dukeshës së Sussex-it, e cila duket se mund të ketë fshehur një mikrofon poshtë fustanit.

Takimi me britanikët jashtë Kalasë së Windsor u zhvillua në një mënyrë të matur dhe të përmbajtur. Disa buzëqeshje, shtrëngime duarsh për njerëzit dhe pak fjalë midis Dukës së Sussex-it dhe Princëve të Uellsit. Meghan Markle dhe Princi Harry kapën duart e njëri-tjetrit ,ndërsa Kate Middleton dhe princi William iu përmbajtën protokollit, ashtu siç do të kishte dashur mbretëresha Elizabeta.

Maturi, stil dhe elegancë ishin fjalët kyçe në zgjedhjen e veshjeve për përshëndetjen ndaj njerëzve. Meghan Markle kishte veshur një fustan të zi, siç e kërkon rasti, edhe Kate Middleton, princesha e re e Uellsit (titulli të cilit i përkiste edhe Lady Dianës), zgjodhi një fustan të zi me mëngë të gjata dhe pak dekolte. Kostum i errët me kravatë për Princin William dhe po kështu i vëllai i tij Harry.

Menjëherë pas publikimit filloi një thashethem në rrjetet sociale. Meghan Markle kishte një mikrofon të fshehur poshtë fustanit? Është një hipotezë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale. Një palosje katrore afër belit duket se zbulon praninë e pajisjes nën fustan. Disa spekulojnë se Dukesha e Sussex ka përfituar nga rrethanat për të regjistruar biseda që do të publikohen në dokumentarin e saj për Netflix.

Një burim i afërt me Meghan Markle e mohon kategorikisht për Page Six: “Është çmenduri, padyshim që nuk është e vërtetë.”

Sigurisht që është e vështirë të besohet se mund të ketë arritur deri këtu, e vetëdijshme se një gjest i tillë do të dekretonte fundin e marrëdhënieve midis familjes së saj dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore. Megjithatë, dyshimi, qëndron, raportojnë mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco