Ky është filmi i parë që Kurti e ka shikuar me gruan e tij Ritën

Ky është filmi i parë që Kurti e ka shikuar me gruan e tij Ritën

20:38, 14/09/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Twitter, pas vdekjes së Jean-Luc Godard i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare, ka bërë të ditur se filmi i aktorit të ndjerë, “Alphaville”, është filmi i parë që ai e ka shikuar së bashku me gruan e tij.

Sipas tij, filmi i aktorit të ndjerë, “Alphaville”, është filmi i parë që e ka shikuar bashkë me gruan e tij Ritën.

Postimi i plotë:

“Filmi im i preferuar është “Le mépris” dhe “Alphaville” është filmi i parë që kam parë së bashku me gruan time. I vëmendshëm ndaj luftërave në Ballkan në “Je vous salue, Sarajevo”, teksa denonconte vdekjen e artit të të jetuarit, Godard parashikoi diçka nga fundi i tij: “Kur të jetë koha për të mbyllur librin, nuk do të pendohem. Kam parë kaq shumë njerëz që jetojnë kaq keq, dhe kaq shumë vdesin kaq mirë/ Dhe kështu, ai e mbylli karrierën e tij me filmin e tij të fundit, të titulluar “The Image Book”. Kinemaja është çështje gjurmësh. Ato të Godardit janë të përjetshme”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco