Kjo do jetë opinionistja e re e Për'puthën

Kjo do jetë opinionistja e re e Për'puthën

09:24, 07/09/2022

Mirëmengjes… me lajme të freskëta dhe të reja. Kryefjala.com po e nis ditën me një lajm ekskluziv që vjen nga një tjetër program në Top-Channel.

Këtë sezon të ri të Përputhen do të kemi shumë ndryshime.

Fillimisht do të kemi një prezantuese të re, Ori Nebijajn (që ne e kemi thënë përpara disa muajsh), një opinionist të vjetër (që mos të keqkuptohemi të vjetër në program) që është Arjan Konomi dhe krah tij një vajzë që vjen po nga eksperienca të reality show-ve. Dhe ajo është Neda Balluku.

Një nga marrëdhëniet më të diskutuara të Big Brother ka çifti Neda-Ogren. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-të dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. Neda është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar edhe botimin e librit të saj të parë, “Archea”.

Së shpejti do ta shohim edhe si opinioniste të Përputhen, ku do të japë mendimet e saj në lidhje me çiftet e reja të programit, i cili do të nisë të hënën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco