Kim Kardashian ‘thyen’ rrjetin, ekspozon të pasmet bombastike për intervistën 'American Dream'

Kim Kardashian ‘thyen’ rrjetin, ekspozon të pasmet bombastike për intervistën 'American Dream'

21:24, 06/09/2022

Tetë vjet pas kopertinës së revistës ‘Paper’, ku u shfaq nudo, ylli i realitetit po nxjerr sërish të pasmet e saj por këtë herë për intervistën e saj më të fundit.

Image

41-vjeçarja, do të kryesojë në numrin e revistës së shtatorit 2022 të titulluar “American Dream” me një veshje tërësisht xhins nga Bottega Veneta, xhinset e saj të zbërthyera dhe të ulura poshtë duke treguar totalisht të pasmet e saj.

Image

“Më pëlqeu,” u shpreh Kim për revistën.

“Kjo është ajo që unë bëj. Unë bëj më të mirën kur i injoroj dhe bëj atë që dua. Pra, jam e kënaqur që ia dolëm.”

Kardashian, e cila i ka lyer flokët bionde që në daljen e saj si Marilyn Monroe në Met Gala 2022 në maj, e mbajti sërish pamjen për fotosesionin, madje i zbardhi edhe vetullat.

“Unë mendoj se biondet argëtohen më shumë,” i tha ajo kryeredaktorit të intervistës, Mel Ottenberg. “Unë thjesht ndihem ndryshe.”

Themeluesja e ‘Skims’ pozon e veshur me një choker të zezë Guçi me thumba, të brendshmne të  stampuar flamurin amerikan të kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë Saint Laurent dhe një bluzë të bardhë klasike me xhinse të gjera, të dyja nga Bottega Veneta.

Image

Kur u pyet në lidhje me ndryshimin drastik dhe sakrificat që bëri për paraqitjen e saj në Met Gala 2022 ylli u shpreh:

“Unë i besoj vetes në kuptimin se, e di se çfarë duket mirë dhe e di se çfarë më bën të ndihem vërtet jo rehat. Por, herë pas here, dikush do të thotë: ‘Më beso. Kjo duket mirë”, tha ajo.

“Ndonjëherë ndodh, dhe ndonjëherë jo, dhe thjesht duhet të rrokullisesh me të. Nuk është aq serioze. Më intereson shumë, por gjithashtu nuk mund ta lë të më konsumojë. Ndonjëherë ka kënde të këqija, ndriçim të keq. Ju nuk mund t’i kontrolloni të gjitha.”– përfundoi Kim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco